Arrestohet kosovari i dënuar për vjedhje në Gjermani
Kosova E Mërkurë, 7 Prill 2021 23:17
Policia Kufitare në Morinë ka ndaluar shtetasin kosovar, Basri Gashi, i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane.
Ndaj Gashit në Gjermani ekziston një vendim i drejtësisë, që e ka shpallur atë fajtor për akuzën e vjedhjes dhe e ka dënuar me 10 vite burgim.
Policia njoftoi nisjen e procedurave për ekstradimin e tij.