Arrestohet në Morinë, kosovari i dënuar me burgim të përjetshëm – 32 vite në arrati

Policia kufitare në Morinë ka arrestuar Jakup Smailin, shtetas kosovar i dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani dhe i shpallur në kërkim për vrasje.

Historia/ Shqiptari 32 vite në arrati

Pas 32 vite në arrati, ai është mundur të arrestohet. Bëhet fjalë për 59-vjeçarin Jakup Smaili, banues në Janjev të Kosovës. Ai është ndaluar në Morinë, pasi kërkohet nga autoritete gjermanë për tentativë të vrasjes së një polici.

Ngjarja ka ndodhur në verën e vitit 1984 në Hanover të Gjermanisë. Më 08 qershor 1984, rreth orës 4:30 të mëngjesit, dy burra hynë në një dyqan për të vjedhur. Sipër dyqanit banonte një polic, i ri rreth 25 vjeç.

Ai i ndjeu dy burrat shqiptarë dhe tentoi t’i arrestonte, por ata qëlluan në drejtim të tij duke e plagosur rëndë. Të dy, Jakup Smaili dhe personi tjetër, u larguan në drejtim të panjohur.

Ndërkohë disa ditë më pas, grabitësi tjetër, në atë kohë 19 vjeç, u arrestua. Ai u dënua me tre vite burg për grabitje të armatosur. Ndërkohë autoritete gjermane kishin shenjat e gishtave të Jakup Smailit, që kishin mbetur tek arma e zjarit, tip pistoletë.

Në fillim të vitit 2016 hetuesit e departamentit të policisë së Hanoverit nxorën një urdhër-arrest ndërkombëtar për të.

Pas kërkimeve rezultoi se ai kishte udhëtuar gjatë kësaj kohe në Monaco, Maqedoni, Kosovë dhe në fund në Shqipëri. Pas arrestimit dhe njoftimit nga pala shqiptare, prokurori i Hanoverit tani ka nisur procedurat e ekstradimit.

SHKARKO APP