Arrestohet një tjetër deputet

 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u arrestua dje nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se hodhi gazlosjellës në seancën plenare të Kuvendit.

Sipas "KosovaPress", deputeti Lekaj është arrestuar pasi ka dalë nga ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Pas arrestimit të Pal Lekajt në Kuvendin e Kosovës, përmes një komunikate për shtyp ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
AAK arrestimin për të dytën herë të Lekajt e ka quajtur politik dhe tentim për frikësim të tij.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ushtrues detyre i shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, pas përjashtimit nga seanca e sotme plenare, dhe me të dalë nga ndërtesa e Kuvendit, u ndalua nga policia e Kosovës.

“Është hera e dytë që deputeti Lekaj, bëhët objekt i arrestimit politik, me qëllim të frikësimit të tij, arsye për të cilën pak ditë më parë policia kishte arrestuar edhe djalin e tij, që aktualisht mbahet në paraburgim. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i dënon ashpër aksionet politike të policisë kundër deputetëve dhe familjarëve të tyre, dhe bën më dije se nuk ka forcë që e mposhtë dhe e zbrapsë këtë parti, nga kauza e saj e drejtë për mbrojtjen e kushtetututës dhe të integritetit territorial të vendit”, theksohet ne deklaratën e AAK-së.

SHKARKO APP