Arrestohet një tjetër deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje”

Pas arrestimit të mbrëmshëm të aktivistit dhe zëdhënësit të Lëvizjes “Vetëvendosje” Frashër Krasniqi, policia ka arrestuar sot edhe deputetin e kësaj lëvizje, Glauk Konjufca.

Urdhri për këtë arrest është lëshuar nga Gjykata Themelore.

Teksa bashkë me Krasniqin dhe Konjufcën, të akuzuar janë edhe 25 të tjerë për dëmtim të veturave të EULEX-it gjashtë vite më parë në parkingun mbrapa Pallatit të Rinisë.

SHKARKO APP