Arsyet pse duhet rrëzuar qeveria e sëmurë?

Nga Arbër Zaimi –

Sepse prej vendit shembull rajonal e më gjerë në administrimin e pandemisë, për dy muaj e çoi Kosovën në krye të listës botërore sa i përket numrit të vdekjeve në raport me banorët.

Sepse vetë qeveritarët janë model i keq për qytetarët, sa i përket zbatimit të masave. Kur qeveritarët infektohen gati krejt, qytetarët mendojnë se ose qeveritarët nuk zbatojnë masat, ose ato s’kanë efekt.

Sepse jo vetëm që s’ka asnjë politikë për të mbrojtur të moshuarit dhe ata me sëmundje përcjellëse, por po rritet edhe numri i të rinjve që po vdesin prej sëmundjes.

Sepse nuk po testohen as ata që paraqiten me simptoma të rënda, por qeveritarët e infektuar po testohen përditë deri sa të shërohen.

Sepse mjekët dhe infermierët janë vënë në rrezik dhe po punojnë nën stres, si pasojë e keqqeverisjes, dhe fatkeqësisht po kemi vdekje të mjekëve prej kësaj situate.

Sepse ekonomia po shkon në humnerë, 40.000 të papunë janë shtuar vetëm në muajt qershor korrik dhe 85% e ndërmarrjeve janë në vështirësi, por nga kjo qeveri nuk ka as vizion për të shpëtuar të ardhmen, as masa për të shpëtuar të tashmen e bizneseve dhe të punëtorëve. Ka vetëm tendera për deputetë, dhe emërim familjarësh e partiakësh në borde, apo në pozita diplomatike e shtetërore.

SHKARKO APP