Artan Hoxha: Një grup nga Kosova mund të kryente akte dhune para 30 qershorit

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë informacione interesante lidhur me aktet e dhunës që mund të ndodhin para datës 30 qershor.

Gazetari dha informacion edhe për një grup që vinte nga Kosova gjatë protestave të opozitës dhe të cilët dyshoheshin se mund të përfshiheshin në akte dhune.

Hoxha thotë se nuk ka inforamcione se kush e sillte këtë grup në Shqipëri dhe cili ishte misioni i tyre. “Ka një element tjetër. Policia e Shtetit ka patur informacione për persona të infiltruar nga jashtë territorit të Shqipërisë, të cilët çuditërisht vinin 48 orë përpara protestave, gjendeshin në territorin e Shqipërisë gjatë protestave dhe këta u bënë të rrezikshëm kur protestat po zhvilloheshin natën. Nuk ishin shtetas të Shqipërisë, por me kombësi shqiptare, ishin shtetas të Republikës Kosovës. Ata ishin një kontingjent i rrezikshëm. Bëhet fjalë për 10 deri në 14 persona që vinin nga një zonë që ishte në kufi me Shqipërinë dhe informacioni ka qenë që ata mund të bëheshin aktiv në një prej këtyre protestave. Për fat të mirë ata nuk u përfshin, por as nuk u ndaluan”, sqaroi gazetari në një intervistë, dje për Report TV.

Deklaratat e gazetarit tregojnë se informacionet për dhunë dhe djegie të institucioneve kanë qenë reale dhe janë bazuar në të dhëna që vinin nga shërbimet shtetërore të Shqipërisë.

SHKARKO APP