Asnjë i dyshuar për vrasjen e Ivanoviç
Edhe pse kanë kaluar gati tre javë nga vrasja e Oliver Ivanoviç, ish-liderit të serbve të veriut ende nuk ka asnjë të dyshuar.
Por, pavarësisht kësaj autoritetet e Kosovës kanë filluar bashkëpunimin me ato serbe për zbardhjen e kësaj vrasjeje.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka pranuar që disa nga dokumentet e hetimit t’iu jepen palës serbe, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Tahiri nuk ka specifikuar se çfarë dokumentesh u janë dërguar palës serbe.
Por, Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për autopsinë e Oliver Ivanoviç që është bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.