“Asnjë lek e euro mos paguani”, Meta sfidon Ramën: Të hiqet taksa në Rrugën e Kombit!

Në një intervistë që është duke dhënë aktualisht për RTV Dukagjini, Presidenti Ilir Meta është pyetur lidhur me taksën e vendosur nga qeveria Rama në “Rrugën e Kombit”.

Kreu i Shtetit ka shprehur hapur kundërshtinë për taksën, duke theksuar se asnjë cent e asnjë lek nuk duhet paguar nga shqiptarët e kosovarët në atë vendkalim.

“Unë kam qenë dhe jam e do të jem gjithmonë kundër kësaj takse, pasi kjo rrugë është një investim monumental. Fakti që kjo rrugë është bërë është një zhvillim i madh duke parë se çfarë kalonim për të ardhur në Prishtinë. Asnjë euro dhe asnjë lek mos të paguaj njeri. Boll fakti që do të paguajë një njeri që kalon aty është bezdisës. Aq më tepër që në sezonin e verës bëhet një trafik i madh”, tha Meta.

Duke e hedhur topin në fushën e Edi Ramës, ai theksoi se është koha për të rivlerësuar këtë në të ardhmen

“Duhet të ketë konsultime dhe të shihet interesi i përbashkët. Të gjendet çdo mënyrë që të hiqet kjo taksë për këtë investim të jashtëzakonshëm, madhor që duhet të japi më shumë produkt, më shumë rezultat.

SHKARKO APP