Asnjë viktimë, 246 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit

246 raste kanë rezultuar pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit në vend, nga gjithsej 3031 testime të realizuara. Ndërsa, asnjë person nuk e ka humbur jetën. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një shkrim në mediat sociale.

”Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid-19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës! Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve. Respektoni rekomandimet anti Covid. Bashkë ia dalim”, thuhet në postimin e Zemajt në facebook.

SHKARKO APP