Asnjë viktimë dhe 25 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Kosova E Shtunë, 30 Tetor 2021 15:07
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 25 raste të reja me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në faqen zyrtare.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth një mijë tamponëve.Viktima nuk janë regjistruar, nëntë pacientë janë shëruar. Aktualisht, janë 445 raste aktive.