Asnjë viktimë dhe vetëm 4 raste të reja me Covid në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 4 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 157.988.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
23 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës.
Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988.
Në total numri i rasteve aktive është 321.