Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, bie edhe numri i infektimeve

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi.

Rastet e reja në 24 orë janë 23 ndërsa lajmi mirë është se të shëruarit janë 130.

Njoftimi i plotë:

ASNJË RAST I VDEKJES, 23 RASTE POZITIVE DHE 130 TË SHËRUAR NGA COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.120 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.380.

Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë 6 raste, Prishtinë 5 raste, Pejë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjilan, Junik, Obiliq, Podujevë, Prizren dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

SHKARKO APP