“Ata që s’më kanë votuar, iu raftë Covid” pas ‘shakasë’ së rëndë reagon kandidati për deputet: O milet….

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Haki Morina, i cili nuk arriti që të siguronte një vend  në Kuvendin e ri të Kosovës ka mallkuar ata që nuk e kanë votuar duke thënë: Ata që (pa ua kërkuar) ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju raftë Covid-19 .

Stastus i cili menëjherë u fshi pasi nxiti një sërë reagimesh negative. Më pas Morina nëpërmjet një postimi tjetër në llogarinë e tij në Facbook sqaroi deklaratën  që bëri më parë.

Në një reagim të dytë ai shprehet se këtë mallkim e ka pasur për “ata që vullnetarisht janë lajmëruar për të më votuar, por edhe lobuar, dhe në fund se kanë dhënë as votën e tyre”.

Gjithashtu mbrëmjene  djeshme për Klan Kosova, Morina ka thënë se këtë koment e ka bërë në formë shakaje për miqtë e tij të rrjetit social dhe jo për opinionin e gjerë.

“Unë shpesh bëj statuse me doza të larta të sarkazmi për të goditur një fenomen dhe t’i bëjë shokët e mi të qeshin sepse ata e dinë që nuk është forma ime e komunikimit. Ata e dinë që unë nuk jam njeri që ja dëshiroj dikujt COVID-19 apo kancerin”. Unë nuk e kam bërë atë status për publikun e gjerë, por vetëm për miqtë e mi. Nuk më ka shkuar mendja që do të ekzagjerohet në këtë mënyrë kaq mizore.

Ju kam drejtuar mashtruesve, por jo votuesve siç është keqinterpretuar kinse unë i kam mallkuar ata. Në këtë rast ju kam drejtuar vetëm disa individëve që pa ua kërkuar, kanë premtuar përkrahje. E para është që një individ që më njoftoi se se do votonte për mua, por kur është parë vendvotimi i tij nuk kishte asnjë votë”– thotë ai.

SHKARKO APP