Atentatet në Stamboll/Ministria e Jashtme e Kosovës, numër telefoni për qytetarët

Prishtinë, 28 qershor 2016 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, e ka marrë me shqetësim lajmin për shpërthimin tragjik në Aeoportin Ndërkomëbtar të Stambollit, ku si pasojë kanë mbetur dhjetëra qytetarë të vdekur dhe të plagosur’, thuhet në njoftimin e MPJ për mediat.

 MPJ shpreh solidaritetin me Turqinë dhe popullin turk në këto momente të vështira dhe se do të qëndroj përkrah institucioneve për çfarëdo nevoje.

 Që nga momenti i shpërthimit, MPJ ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Ankara dhe Konsullatën në Stamboll për t’u informuar në detaje nëse ka të përfshirë shtetas të Kosovës. Deri në këto momente, asnjë qytetar i Kosovës nuk është prekur nga sulmet por organet e sigurisë ende po vazhdojnë të angazhohen për të siguruar zonën ku ka ndodhur shpërthimi dhe për ti identifikuar viktimet.

 Për të gjithë shtetasit e Kosovës që ndodhen në Turqi, apo familjarët e tyre, MPJ ka vënë në dispozicion një numër telefoni të Konsullit të Përgjithshëm në Stamboll, për të adresuar çfarëdo pyetje dhe nevoje.

 Numri i telefonit është: +905309548870.

 MPJ dhe shërbimi i saj diplomatik janë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

SHKARKO APP