Atifete Jahjaga: Do ti japim fund fletëarresteve të pabaza serbe
Kryetarja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një status në llogarinë e saj në Facebook ka falënderuar institucionet e Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin e menjëhershëm dhe po e mirëpret kthimin e deputetit Ramush Haradinaj në Kosovë
“Mirëpres kthimin e deputetit të Republikës së Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj pas ndalimit në Slloveni, veprim ky që është bërë sipas një fletarresti politik dhe të pabazë të lëshuar nga shteti i Serbisë.
Falënderoj institucionet e Republikës së Sllovenisë dhe instancat më të larta të shtetit mik për bashkëpunimin e menjëhershëm për t'i dhënë fund këtij ndalimi të pabazë dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të zotëri Haradinajt.
Në javët në vijim do të bashkërendohemi me të gjitha institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare për të adresuar një herë e përgjithmonë çështjen e fletearresteve të pabaza që po cenojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës.”