Austri, vrau polakun dhe plagosi një tjetër pas sherrit për kamerieren, dorëzohet shqiptari

Ngjarja në fjalë ndodhi më 9 dhjetor në një lokal në Vjenë të Austrisë. Mediat austriake raportojnë se kosovari, 33 vjeç është dorëzuar në policinë e Van-der-Nüll-Gasse në Favoriten, i shoqëruar me një avokat.

Dyshohet se kosovari ka therur ata me thikë. Dyshohet se ‘molla’ e sherrit ishte bërë një kameriere, shqiptari kishte qëlluar me thikë dy persona, ku për pasojë një 34-vjeçar humbi jetën. Fill pas ngjarjes, ai mundi të arratisej, ndërsa për të u lëshua një flet-arrest ndërkombëtar.

SHKARKO APP