Autobusi del nga rruga dhe rrokulliset në Rugovë, 17 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Shkrel të Rugovës. Një autobus ka dalë nga rruga duke u rrokullisur, për pasojë janë të plagosur 17 persona.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në emergjencë për trajtim.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?