Avdullah Hoti, kandidati zyrtar i LDK për kryeministër
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë vendim gjatë ditës së sotme për zyrtarizimin e Avdullah Hoti si kandidat për kryeministër.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka konfirmuar këtë vendim për Hotin. “Sot e kishim mbledhjen e kryesisë. Biseduam disa çështje përgatitore si dhe për kandidatin për kryeministër të vendit. Kandidat do të jetë, Avdullah Hoti”.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor.