Avdullah Hoti: Sot festojmë ëndrrën e heronjve
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka uruar të gjithë qytetarët e vendit me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë.
“Ditët si këto na sjellin në mëndje vlerat më të larta të atdhedashurisë. Në këto ditë marrim fuqi dhe përkushtohemi për borxhin që ua kemi fëmijëve tanë që Kosovën ta bëjmë vendin e ëndrrave për të gjithë qytetarët tanë”, është shprehur Hoti.
“Sot në përvjetorin e 13-të të shtetësisë së Kosovës festojmë ëndrrën e heronjve”, ka shtuar ai, duke përmendur rezistencën paqësore dhe ushtarake të Kosovës.
“Gëzuar Dita e Pavarësisë të gjithë qytetarëve!”.