Avokati i Popullit pritet nga kryeparlamentarja Haxhiu, njëherësh edhe Presidente në detyrë e Kosovës

Avokati i Popullit Endrit Shabani, njëherazi president i Organizatës së Avokatëve të Mesdheut (AOM) zhvilloi vizitë zyrtare në Kosovës, ku u prit në takim të nivelit të lartë nga kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu.

Në qendër të diskutimeve ishte mbrojtja e lirive themelore dhe garantimi i të drejtave të shqiptarëve në rajon. Shabani theksoi domosdoshmërinë e një qasjeje të përbashkët dhe proaktive për t’iu përgjigjur sfidave aktuale të të drejtave të njeriut në të dyja shtetet. Gjatë takimit, në cilësinë e Presidentit të AOM-së, Shabani kërkoi mbështetje institucionale nga Kuvendi i Kosovës për fuqizimin e institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës.

Ai nënvizoi se një mekanizëm i pavarur dhe i fortë mbrojtës i të drejtave të njeriut është thelbësor për garantimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale. Vizita e Shabanit thellon bashkëpunimin strategjik ndërinstitucional Tiranë-Prishtinë. Agjenda vijon me takime të rëndësishme dypalëshe me Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?