Avokatja franceze e Haradinajt: Kërkesa për ekstradim duhet të refuzohet
Avokatja e Ramush Haradinajt, Rachel Lindon, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Colmar-it në Francë për lirimin me kusht të Haradinajt, ka thënë për mediat franceze se kërkesa për ekstradimin e tij në Serbi duhet të refuzohet nga drejtësia franceze
Rachel Lindon ka thënë se vendimi i gjykatës padyshim ka dhënë rezultat në anulimin e fletëarrestit të Interpolit, që “nuk ka vend më të ekzistojë”.
“Kërkesa për ekstradimin e Haradinajt duhet të refuzohet”, ka shtuar Lindon/Gazeta express