Axhenda e Biden në Kosovë, ja me kë takohet

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të vizitojnë Kosovën në datat 16-17 gusht.

Sipas një njoftimi për media nga ambasada amerikane në Prishtinë, nënpresidenti amerikan Biden pritet të mbërrijë mbrëmjen e datës 16 gusht në Kosovë, ndërsa do të nisë axhendën zyrtare të takimeve në 17 gusht me takimet dypalëshe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Gjithashtu, nënpresidenti Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III.

Ndërkaq, në axhendën e dërguar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, Joe dhe Dr Jill Biden nuk do të takojnë asnjërin nga liderët opozitarë.

SHKARKO APP