Zbulohet mashtrimi/ Njeriu që akuzoi Bashën për zhdukjen e filmimeve të masakrës serbe, ia dha vet videon BBC

Milaim Bellanica, personi që ka filmuar masakrën e Krushës së Madhe ka deklaruar së fundmi se kasetën me 45 minuta xhirime nga masakra ia ka dhënë kryedemokratit Lulzim Bashës.

Kreu i Partisë Demokratike, Basha e ka mohuar këtë dhe konfirmimi i fjalëve të tij ka ardhur nga një artikull i vjetër i BBC. Artikulli mban datën 4 prill 1999 dhe në të shkruhet se Bellanica ka regjistruar pamjet dhe ia ka dorëzuar ato korrespondentit George Alagiah. Për më tepër, Milaim Bellanica ka deklaruar në atë kohë për rrjetin mediatik BBC se më shumë se 100 njerëz janë vranë nga forcat serbe.

Në artikull po ashtu thuhet se Bellanica u arratis në Shqipëri dhe gjithashtu i ka dhënë BBC një listë me 26 viktima të masakrës. Kjo bie ndesh me deklaratat e fundit të bëra nga ai pretendon se me Bashën kishte një marrëveshje të nënshkruar që në prill të 99-ës, përmes së cilës kishte pranuar dhënien e dëshmive në këmbim të mundësisë së largimit nga Shqipëria për në perëndim, gjë e cila nuk kishte ndodhur.

Më poshtë gjeni linkun e artikullit:

http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/311264.stm?fbclid=IwAR33lBDWWVNMf9Gn8SEl0GFGHreGkaudwUZSVDLMMabhoAZHbDCGlwGsTSg

SHKARKO APP