Azilkërkuesi Shqiptar, bëhet “superman” në Gjermani
Kur Driton Berisha 37 vjeç, azilkërkues nga Kosova ishte duke u kthyer në shtëpi me autobus, në pasditen e 7 dhjetori, ai vuri re një djegie në kofshën e tij. Gjithashtu një birë të vogël.
Berisha sapo kishte kishte dalë nga një dyqan në qendër të qytetit gjerman Villingen, ku sapo kishte përjetuar një përballje fizike në një qendër tregtare, në të cilën po ndodhte një vjedhje.
“Rrobat e tij ishin plot gjak”, rrëfen e dashura e tij Stefanie Tas. Nuk kishte vonuar shumë se kishte ardhur një telefonatë nga një anëtar i dyqanit ku kishte ndodhur vjedhja. Ata dëshironin ti shprehin mirënjohje. Si dëmshpërblim Berisha merr një kupon për produktet që shiten aty.
Berisha ishte përballur fizikisht me hajdunin i cili kishte tentuar të vjedh një palë doreza duke ikur nga dyqani. Pasi kishte parë teksa shitësit e ndiqnin, Berisha kishte shkuar në ndihmë. Siç raporton suedkurier.de, Berisha kishte tentuar fillimisht të bisedonte me të duke i kërkuar kthimin e dorezave, por ai kishte vazhduar të ecte drejt daljes.
Kur Berisha kishte tentuar ta ndalte me forcë, hajduti kishte nxjerrë një thikë nga xhepi dhe kishte filluar ta sulmoj me thikë. Kishte arritur ta therte njëherë, por Berisha nuk ishte dorëzuar dhe kishte goditur në fytyrë dhe kishte rrëzuar për toke.
Policia nuk kishte vonuar dhe kishte ardhur në ndihmë. E krejt ky gjest i Berishës duket se do t’i dëmshpërblehet edhe me diçka tjetër. Komuniteti i këtij qyteti ka nisur një peticion nëpërmjet të cilit i kërkon autoriteteve gjermane që t’ia jap lejen e qëndrimit të përhershëm Berishës për shkak të gjestit të tij.
“Kjo do të ishte një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Berisha për gazetën gjermane. Dhe ky vendim nuk duket i parealizueshëm. Peticionin e kanë nënshkruar edhe të gjithë punonjësit e Qendrës tregtare por edhe zyrtarët e Policisë së qytetit.