Baba i katër fëmijëve, kush është 32-vjeçari i gjendur i vrarë në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një 32-vjeçar është gjetur i vrarë në makinë. Mediat në Kosovë kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, afër Fabrikës së Bukës.

Nga sa bëhet e ditur, viktima me inicialet K.S. është baba i katër fëmijëve.

Trupi i viktimës është tërhequr rreth orës 00:40, nga ekipi i Mjekësisë Ligjore dhe është dërguar për ekspertizën.

SHKARKO APP