Babai i Lavdrim Muhaxherit thotë se djali i tij është gjallë
Dhjetëra besimtarë sot ishin për të falur një kohë në xhaminë e Kaçanikut. Në mesin e tyre, edhe babai i Lavdrim Muhaxherit. Ai i ka thënë RTK'së se djali i tij është gjallë dhe se sot kanë komunikuar në telefon em të.
Lajmi për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit është demantuar nga familja e tij. Për RTK'në, bababi i Lavdrimit ka thënë se kanë folur sot në mëngjes në telefon me të.
Arsyeja se pse ata nuk duan të flasin për djalin e tyre, është se thonë që kjo po u shkakton telashe.
Dje është raportuar se Lavdrim Muhaxheri është në mesin e 41 terroristëve të vrarë të ISIS'it në qytetin e Kobanit.