Babalja fut në sherr Tiranën me Prishtinën

Ministria e Drejtësisë ka nisur ditën e premte drejt Kosovës, dosjen për ekstradimin e Albert Veliut, i njohur si Babalja i audio-përgjimit të supozuar me Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm.

Burime konfidenciale pranë Ministrisë së Drejtësisë, kanë pohuar se menjëherë pasi policia e Kosovës e arrestoi Albert Veliun në bazë të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet shqiptare, ministria e Drejtësisë përgatiti dosjen që do të shërbejë për ekstradimin e Veliut në vendin tonë, raporton Top Channel.

Aktualisht Veliu, ose Babalja është lënë i lirë nga gjykata e Prishtinës deri sa të zhvillohet gjyqi për ekstradimin e tij. Gjithashtu Babalja ka bërë edhe një kërkesë për azil në Kosovë, kërkesë e cila ende nuk ka një vendim nga autoritetet kosovare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të ndjeshmërisë politike që ka çështja “Babale” Tirana po kërkon kthimin e tij në Shqipëri. Ndërkohë autoritet e Kosovës ndodhen para një vendimi gjykate që nëse shkelet mund të ketë pasoja të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?