”Babalja”, ministri i Brendshëm i Kosovës: Ka kërkuar azil, po kryen procedurat

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, ka pohuar se dëshmitari ”X” i PD-së, Albert Veliu i njohur si ”Babale”, ka kërkuar azil politik në vendin fqinj. Gashi ka theksuar se Kosova po kryen të gjitha procedurat përkatëse për kërkesën e ‘Babales’.

Sipas tij, Kosova është e detyruar të zbatojë Konventën Ndërkombëtare. Gashi i bëri këto deklarata gjatë një vizite në pikën kufitare në Morinë dhe Shishtavez, ku ministri shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Vizita e parë e dy zyrtarëve do të realizohet në Morinë, ndërsa më pas ata do të vizitojnë pikën e kalimit në Shishtavec.

SHKARKO APP