“Babi, zëri yt drodhi tokën shqiptare”, reagimi i vajzës së Jakup Krasniqit

Vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas paraqitjes së parë të babait të saj përpara Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gresa shkruan se edhe pse është arrestuar padrejtësisht babai i saj do të kthehet fitimtar.

“Babi, Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot. Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty. Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar. Të presim babi dhe të duam shumë! Me dashuri, Sevdija, Gresa, Qëndresa, Altini dhe Çlirimtarja” shkruan Gresa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë ditës së djeshme është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Tribunalin Special në Hagë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është arrestuar javën e kaluar në Prishtinë, pas konfirmimit të një aktakuze për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?