Ballkani Perёndimor nga perspektiva e Berlinit

Tensionet nё Ballakanin – Kufijtё ekzistues sёrish po vihen nё pikёpyetje, tonet nacionaliste po dёgjohen gjithnjё e mё fort. Politikanёt gjermanё janё tё shqetёsuar – por ka dallime nё analizat e tyre lidhur me shkaqet.

Rishfaqja e tensioneve nё Ballkan vjen nё njё kohё mjat tё papёrshtatshme pёr Europёn. Brexit, kriza e refugjatёeve, rritja e populizmit, presidenti turk Erdogan qё po bёhet gjithnjё e ё autokrat dhe presidenti i paparashikueshёm amerikan Trump si dhe pala kundёrshtare ruse qё mendon nё mёnyrё strategjike dhe e vetёdijshme pёr pushtetin.  E sikur tё mos mjaftojnё kёto edhe Ballkani Perёndimor.

Kroacia bllokon pёrparimin e bisedimeve tё antarёsimit mes Serbisё dhe BE-sё, ndёrsa udhёheqёsi i serbёve nё Bonsje, Milorad Dodik, ngre zёrin pёr ndarjen e Bosnjes dhe pёr vendosjen e kufijve tё rinj nё rajon. Ai mund tё jetё i sigurtё pёr bёshtetjen nga Beogradi. E nga ana tjetёr deklarata e presidentit tё Kosovёs Hashim Thaҁi: “Serbia planifikon ndarjen e Kosovёs”. Nga kryeqyteti serb vijnё shigjeta me helm dhe provokime nё adresё tё Kosovёs: nё Mitrovisё, nё Veri, serbёt, qё jetojnё atje po ndёrtojnё njё mur nё qytetin gjithsesi tё ndarё. Njёkohёsisht nga Beogradi dretj Mitrovicёs fundi u nis njё tren me mbishkrimin Kosova ёshtё Serbi”.

Politikanёt kosovarё nga ana e tyre i hodhёn mё shumё benzinё zjarrit. Nё njё intervistё pёr Dё presidenti i Kosovёs, Hashim Thaçi, paralajmёron hapur, se: “Ne e dimё, qё Serbia planifikon ta ndajё Kosovёn, sipas stilit dhe motodave tё Rusisё nё Ukrainё”, thotё Thaçi. Sipas tij, Beogradi me rusёt qё bashkёpunojnё janё duke pёrgatitur njёsi paraushtarake.

Rusёt nё Ballkanin Perёndimor

Nёse kёto pretendime janё tё vёrteta ose jo, ndёrkohё ёshtё e vёsthrё tё thuhet. Dёshmi konrete pёr akuzat e tij Thaçi nuk paraqet. Megjithatё, qё rusёt janё politikisht tё pranishёm dhe po bёhen gjithnjё e mё aktiv nё rajon, e vёren edhe Thorsten Frei, deputet kristiandemokrat nё Bundestag dhe anёtar i Komisionit pёr politikёn e Jashtme. “Në Rusi kemi një sistem autokrat për të cilin më të rëndësishme janë lojërat gjeopolitike për pushtet se sa interesat e popullit serb. Nuk dua të mohoj lidhjet historike mes këtyre vendeve, por fakt është që raportet tregtare mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian, e në veçanti Gjermanisë janë shumë më të fuqishme se ato me Rusinë. Në 15 vitet e fundit, nga BE në Serbi kanë shkuar donacione në vlerë prej rreth pesë miliardë Euro, ndërsa nga Rusia – asgjë, përveç ndoshta trenit të nisur së fundi për Kosovë”, thotë Frei për Deutsche Welle-n.

Ndryshe mendon deputetja majtiste, Sevim Dagdelen. “Qeveria federale duket qartë që nuk është e interesuar që Serbia si kandidate për anëtarësim në BE të jetë partnere e afërt me Rusinë. Nga Serbia po kërkohet që të ketë kurs anti rus. Në këtë kontekst kërkohet normalizimi gjoja i raporteve me Kosovën, që do të detyronte Serbinë edhe të njohë pavarësinë e kësaj krahine që ka shpallur pavarësinë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, thotë Dagdelen për DW.

Josip Juratoviq, deputet socialdemokrat (SPD), është i shqetësuar për shkak të tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Episodi me trenin, siç thotë, shtron pyetjen: në ç’drejtim po shkon Serbia – rrugës së Nikoliqit apo të Vuçiqit, i cili flet se i mbetet besnik procesit të integrimeve evropiane dhe se do të bëjë ç’është në mundësinë e tij për ta realizuar këtë qëllim. Juratoviq pohon se gjendjen në Ballkan e rëndojnë edhe fushatat elektorale atje, sepse shumë shpesh ka zgjedhje dhe fushata. “Ne tërë kohën kemi zgjedhje në ndonjë vend. Para ca kohësh ka pasur zgjedhje në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë e tani do të ketë edhe në Serbi. Partitë politike në këto vende nuk kanë asgjë konstruktive të ofrojnë dhe për këtë qëllim krijojnë tensione mbi bazën e të cilave i kanë fituar zgjedhjet me dekada.”

Perspektivё e paqartё

Politikanёt gjermanё janё tё njё mendimi nё vlersimet e tyre, qё njё perspektivё e qartё europiane pёr Serbinё do t ёkishte efekt stabilizues pёr Ballkanin Perёndimo. Nё Serbi ka njё frymё pro-europiane, por tani duket se kjo klimё po ndryshon. Sipas sondazheve tё fundit vetёm 44 pёrqind e popullsisё ёshtё pёr njё antarёsim nё BE tё Serbisё, ndёrsa 42 pёrqind janё kundёr. Kristiandemokrati Frei e konstaton  bashkёpёrgjegjёsinё edhe nga ana e BE-sё, por thekson, se “ҁёshtja kryesore, nёse Serbia ёshtё e gatshme qё tё pranojё pikat dhe vlerat thelbёsore tё BE-sё. Ai thekson, se “kёto vlera themelore janё tё panegociueshme. Çёshtja ёshtё nёse ato do tё pranohen, apo do tё ketё njё herё antarёsim dhe pastaj pranim tё vlerave, nёse ёshtё kёshtu, atёherё nuk ka antarёsim.”

SHKARKO APP