Basha publikon VIDEON: T’i japim fund tentativave të Serbisë për të fshehur të vërtetën tonë historike

‘Liria ka emër!’

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha publikoi një video me thirrjen: T’i japim fund tentativave të Serbisë për të fshehur të vërtetën historike
“Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërisë së personave përgjegjës për krimet çnjerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit. Të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës.

#LiriaKaEmer”,- shprehet Basha në mesazhin e tij.

SHKARKO APP