Basha uron kreun e ri të LDK: Pres me kënaqësi të punoj me Lumir Abdixhikun

Kryedemokrati Lulzim Basha uron kreun e ri të LDK, teksa shprehet se pret me kënaqësi të punoje me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku për të vijuar marredhëniet e shkëlqyera mes dy partive dhe dy vendeve tona.

“Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish presidenti Ibrahim Rugova.
Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku për të vijuar marrdhëniet e shkëlqyera mes dy partive si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, shprehet Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?