Bashkëjetonte me një vajzë të mitur, pranga gjakovarit
Kosova E Diel, 23 Gusht 2020 12:55
GJAKOVË
Policia e Gjakovës ka arrestuar një person, pasi bashkëjetonte me një vajzë nën moshën 16 vjece.
Rasti ka ndodhur të shtunën në Gjakovë, ndërsa është pasqyruar edhe në raportin 24-orësh të policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u mbajt në paraburgim.