Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri ka ngecur‏

Edhe pse janë investuar miliarda euro në infrastrukturë, bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy shteteve shqiptare Kosovë-Shqipëri, ende nuk ka një nivel të kënaqshëm. Qe të dy vendet nuk është se bashkëpunojnë shumë në nivelin ekonomik dhe në kohë kur bashkëpunimi ekonomik do të duhej tëzhvillohet, aty ka ngecje. Kështu kanë vlerësuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë për KosovaPress se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të rritet ngase në të kundërtën nuk arsyetohen miliardat në investimet e infrastrukturës. 

“Është e vërtetë se viti 2014 në bashkëpunimin ekonomik në mes Kosovës dhe Shqipërisë, është përcjellë me disa barriera të cilat janë shumë më tepër të natyrës burokratike se sa substanciale. Nuk arsyetohen miliardat investime në infrastrukturë në qoftë se nuk e kemi një rritje permanente të bashkëpunimit ekonomik dhe në këtë drejtim në qoftë se i shikoni prodhimet farmaceutike të Kosovës, në qoftë se e shohim aferën e miellit, ose e shohim pataten e shumë punë të tjera besoj se kemi arsye shumë më tepër të brengosemi se sa të kënaqemi për këtë nivel të bashkëpunimit ekonomik.”, ka thënë ai. 

Gërxhaliu potencoi për KosovaPress se në mes këtyre dy shteteve është krijuar një ngërç ekonomik të bashkëpunimit në mes bizneseve, prandaj siç tha ai, më tepër duhet të punohet në substancë se sa në formë.

Edhe Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, tha për KosovaPress se bashkëpunimi ekonomik Shqipëri Kosovë, nuk është në nivel të kënaqshëm, duke thënë se dy qeveritë do të duheshin të kishin prioritet të përcaktuar si dhe objektiv afatgjate bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve.

“Unë mendoj se Qeveritë e dy vendeve duhet të jenë më serioze duke përcaktuar prioritet, objektivat dhe afatin kohor se kur duhet të realizohen këto. Është fatkeqësi e madheqë ne akoma mbërthehemi nganotat e folklorizmit dhe patriotizmitqë realisht nuk krijon asgjë tjetër veç se zgjon aftra të vjetra mbase shqiptarët tash janë të konsoliduarnë idetë e tyre që e ardhmja e tyre e vetme është Evropa. Shumë procedura janë thjeshtuar, kemi një marrëveshje bashkëpunimi në mes drejtorive të doganave,po punohet për një doganë të përbashkët, për një pikë kalimi të kufirit por unë mendoj se sa më shumë qëkalon koha dhe sa më shumë që zvarritetprocedurat aq më shumë është kostoja për qytetarët dhe sipërmarrësit e dy vendeve tona”, ka thënë ai.

Sipas tij, të dyja vendet do të duheshin të ishin më operativ, më të shpejtë dhe më të saktëjo vetëm në shkurtimin e procedurave ndërmjet dy vendeve, por duhet të punohet bashkërisht për sistemin ligjor të unifikuar për të njëjtin aplikim si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, si në sistemin tatimore ashtu edhe në sistemin doganor.

Jaka deklaroi se mungon ngritja e sistemit nga të dy palët si nga ana e Shqipërisë ashtu edhe e Kosovës, sepse siç tha aivullneti komprometohet gjatë rrugës, duke shtuar se ndikimi i palëve të interesuara futen gjatë rrugës, deformojnë sistemin dhe bëjnë të pamundur ngritjen dhe sistemimin e tyre, përfundoi ai.


Ndërsa, Ibrahim Rexhepi, drejtor i Organizatës “Stras”, ka thënë për KosovaPress se raportet ekonomike në mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë ngecur, ku siç tha ai raportet ekonomike nuk kanë ecur ngase nuk janë format e avancuara të bashkëpunimit ekonomik, investimet e përbashkëta, ndërtimii kapaciteteve të përbashkëta dhe realizimi i projektevetë cilat të qojnë drejt integritetittë tregut. 

“Nëse kemi parasysh marëdhëniet tregtare ka rritje, madje mund tëthuhet që viteve të fundit, ajo rritje është shumë më e shpejtë se saqë edhe ështëpritur. Kjo ka ndihmuarçoftë për shkak të ndërtimit të autostradës, apo tëndërtimit të raporteve në mes dy vendevetë regjionit.Mirëpo raportet tjera ekonomike nukkanë ecur, don të thotë nuk janë format e avancuara të bashkëpunimit ekonomik, investimet e përbashkëta , ndërtimii kapaciteteve të përbashkëta dhe realizimi iprojektevetë cilat të qojnë drejt integritetittë tregut……”, tha ai./

SHKARKO APP