Bashkëqeverisja? Mustafa: VV, me logjikë lufte

Pozicionet e LDK-së dhe VV duken sot më larg se kurrë dhe arritja e marrëveshjes së bashkëqeverisjes mes tyre tingëllon e largët.

Albin Kurti e theksoi se vulosja e një ujdie mes këtyre dy partive është e domosdoshme, Isa Mustafa u shpreh në një intervistë për Express, se partia e Kurtit po vepron me logjikë lufte, e Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, nuk mund të negociojë kështu. “Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës pushtohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por pjesën që kam pushtuar, kjo mbetet e imja”, ka thënë Mustafa.

Ai shton megjithatë se në forcëne vet politike, shihet me prioritet koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen, ndonëse nuk dha nga ana tjetër asnjë shenjë të tërheqjes nga kërkesa për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën aktualisht e mban Glauk Konjufca nga VV-ja.

SHKARKO APP