Bashkëshortja e Ramush Haradinaj akuzon: Jeni bërë si mediat serbe!

Anita Haradinaj, gruaja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me raportimin se bashkëshortit të tij dhe asaj iu është refuzuar viza amerikane.

Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Haradinaj ka akuzuar mediat duke ju thënë se janë bërë si mediat serbe.

“Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa, kur po doni po thoni Ti lehte e ke për viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo hajde gazetari hajde”, ka shkruar Anita Haradinaj.

Më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin”, ka shkruar Haradinaj.

 

SHKARKO APP