Baton Haxhiu: Qeveria e re e Kosovës do të ketë 64-65 vota

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu tha se emrat e qeverisë së re të Kosovës janë të ditur, ndërsa pritet që brenda kësaj jave qeveria të jetë gati. “Proceduralisht është loja politike për t’ja pamundësuar Vetvendosjes të shkojë në gjykatë”, tha Haxhiu.

Fevziu: LDK me kë do ta krijojë qeverinë?

Haxhiu: Do të ketë 64 ose 65 vota besoj, kaq do të ketë qeveria e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fevziu: Do të jetë Haradinaj pjesë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Haxhiu: Jo, por edhe një pjesë e LDK nuk do e votojnë këtë qeveri. Vjosa Osmani apo deputet nga Prizreni.

Fevziu: Cila do të jetë e ardhmja politike e Osmanit?

Haxhiu: E ndërtoi  figurën afër Albin Kurtit dhe garën e bëri më shumë për të fituar Kuti se vetja e saj. Për faktin që ka pas qëndrim pro Vetvendosjes, ka vetëm një mundësi që të dalë nga ky pozicion brenda katrorit. Ta bëjë pushtimin e LDK dhe një herë për ta rimarr pushtetin aty. Përndryshe kryesia e LDK e ka marxhinalizuar.

Fevziu: Kush do të jetë kreu i parlamentit?

Haxhiu: Nuk ka dëshirë për ta shkarkuar, por do të përfaqësojë Vetvendsojen dhe jo LDK si kryetare.

Opinion - Kur do ta kete Kosova qeverine?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?