BBC-ja raporton për taksën: Kosova goditi Serbinë

BBC, ka raportuar për taksën që e ka vënë Kosovë ndaj importit të prodhimeve serbe, në 100 për qind.

Reagime të ashpra ka pasur nga të gjithë liderët e Serbinë, të cilët nuk e pritën që Qeveria ta marrë këtë vendim.

Edhe mediat e huaja amerikane, britanike, franceze dhe të tjera kanë shkruar për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

E mediumi tjetër, Reuters, thotë se nga vendimi i Qeverisë u kërkua gjithashtu të ndalohet hyrja e ndonjë malli që nuk e ka adresuar Kosovën me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës, të cilën Serbia dhe Bosnja nuk e njohin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy javë më parë Kosova kishte vënë një taksë 10 për qind të importit për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Prishtinës që ta ndryshojë këtë vendim.

Reuters, gjithashtu, shkruan se Kosova fajësoi Serbinë për dështimin e saj për t’u bashkuar me INTERPOL-in dhe tha se Serbia ishte kundër normalizimit të marrëdhënieve, një çelës për të dy vendet. Bosnja votoi gjithashtu kundër anëtarësimit të Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?