BE apel Kosovës: Të hiqet menjëherë taksa 100% për mallrat serbe

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kërkoi nga Qeveria e Kosovës, heqjen e menjëhershme të taksës prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës. “Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja për 100 për qind është shkelje e pastër e CEFTA-s dhe frymës së Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ajo përkeqëson situatën pas vendimit të parë prej 10 për qind javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të anulojë këto vendime”,- tha Mogerini.

Ndërkohë në lidhje me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës ka reaguar edhe pala serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?