BE-ja s’duhet të vonohet me Kosovën dhe rajonin!

E enjte, 10 nëntor – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim edhe eurodeputeten Ulrike Lunaçek.

Me eurodeputeten Lunaçek, presidenti Thaçi ka biseduar për procesin integrues të Kosovës.

“Bashkimi Evropian mbetet destinacioni i vetëm i Kosovës. Ne mbesim të përkushtuar në reformat e përgjithshme për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Por, edhe BE-ja të mos vonohet me Kosovën dhe rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Thaçi dhe eurodeputetja Lunaçek kanë biseduar edhe për rëndësinë e ndërtimit të partneritetit dhe bashkëpunimit reciprok ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?