BE masa ndaj Kosovës, Kurti: Jemi aleati më i sinqertë dhe më i qëndrueshëm

Placeholder Image

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Qeverise së Kosovës, Kurti deklaroi se BE-ja tek Kosova e gjen partnerin më të sinqertë e të qëndrueshëm. Ai shtoi më tej se me raste kanë qenë kritik ndaj BE-së, por thekson se kurrë nuk janë hidhëruar apo treguar cinik.

“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. BE te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm të vlerave evropianeve, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate, Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin. Së pari popullin e pastaj Qeverinë.

Në raste kemi qenë kritik ndaj BE-së por asnjëherë as cinik e as të hidhëruar. Nuk jemi as sot. Kur në dhjetor të vitit të kaluar e dorëzuam aplikimin tonë për pranim, atë e bëmë duke besuar se meritojmë që në një të ardhme të parashikueshme të jemi pjesë e këtij unioni sepse besojmë në këtë union. Të njëjtin besim e kemi edhe sot.

Raporti i fundit për vendin tonë i hartuar nga KE e përshkruan dhe e vlerëson Kosovën në dritën më pozitive ndonjëherë. Si në luftën kundër korrupsionit, si në demokratizimin, zhvillim ekonomik ashtu edhe në avancim të kornizës ligjore. Aty e gjejmë hijen e vërtet të BE-së si organizëm mbi kombëtar, i drejtë dhe meritokratë dhe pavarësisht zhvillimeve rrethanore ne e vlerësojmë përkrahjen e ndihmën e BE-së përgjatë gjithë këtyre viteve dhe mezi e presim pyetësorin për anëtarësim. Sepse Evropa është kontinenti ynë e BE-ja fati ynë”, tha Kurti.

SHKARKO APP