BE: Murit në Urën e Ibrit do t’i vendosen shkallët

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka thënë se muri që u ndërtua në Urën e Ibrit në Mitrovicë do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.

“Nuk do të jetë mur, por një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve. Gjatë bisedimeve të djeshme palët ranë dakord se do të ngrihen shkallët që sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën”, ka thënë ajo.

Ndër të tjerash, Kocijancic ka shtuar se Bashkimi Evropian do të monitorojë me kujdes zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?