BE: Veprimet e dhunshme në Prishtinë, të papranueshme

Në një deklaratë për shtyp sot  nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Përfaqësuesi i Posaçem i BE-së shpreh shqetësimin për veprimet e dhunshme ditëve të fundit në kryeqytet, duke theksuar se janë të papranueshme.

“Zyra e BE-së në Kosovë është e shqetësuar që sheh kthimin e veprimeve të dhunshme gjatë ditëve të fundit në Prishtinë. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe si e tillë nuk është e pranueshme për Bashimin Evropian”, thekson deklarata e dërguar.

Ditëve të fundit në Prishtinë kanë ndodhur dy sulme me mjete shpërthyese, drejt Kuvendit të Kosovës dhe në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit të Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, subjekti më i madh opozitar, ka hedhur gaz lotsjellës në dy mbledhje të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe të Kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe pas këtyre veprimave dy deputetë janë arrestuar.

SHKARKO APP