Befason Deputeti: Kryeprokurorja e EULEX-it lidhje intime me politikanin e lartë

Ai njihet për deklaratat kontroverse që jep shpesh herë.

Bëhet fjalë për deputetin kosovar Milaim Zeka.

Së fundi ai ka dhënë një deklaratë që ka habitur jo pak opinionin publik në Kosovë.

Në përgjigje të akuzave të opozitës ndaj kryeministrit Haradinaj për korrupsion, deputeti i Nismës Social Demokrate deklaroi se “kryeprokurorja e EULEX-it Isabelle Arnal ka lidhje intime me një politikan të lartë në vend”.

Ai shkoi më tej kur tha se vendimi për nisjen e hetimeve ndaj Fatmir Limajt, u mor teksa kryeprokurorja ishte duke kryer marrëdhënie intime me politikanin në një vilë në Brezovicë.

Zeka ka sulmuar ndërkombëtarët teksa tha se “çdo e keqe ka ardhur nga UNMIK dhe EULEX”.

SHKARKO APP