Befasuese, serbi nuk i kursen fjalët e mëdha për Majlindën
Se jo të gjithë mendojmë gjithmonë njësoj, këtë e tregon edhe serbi, Aleks Coric, i cili publikisht ka dalë në përkrahje të Majlinda Kelmendit që i solli një medalje të artë Kosovës në “Rio 2016”.
“Unë si serb, mendoj se njerëzit janë sjellë keq me të, por unë do them, urime! Për të qenë real më duhet ta pranoj se nuk kam parë të gjitha takimet, por kjo është diçka e madhe për popullin në Kosovë dhe jam i lumtur që ata përjetuan fitore kaq shpejt. Po ashtu shpresoj që ata të kenë një të ardhme të ndritur, jo vetën në sport, por në të gjitha sferat. Shpresa jonë e vetme është një e ardhme më e mirë. Ju lutem injorojini mesazhet e të tjerëve, jo të gjithë serbët mendojnë njësoj kur bëhet fjalë për Kosovën. Paçi fat në lojërat e tjera”, ka shkruar Coric në postimin e Rio 2016 në Facebook.
Komenti i tij ka marrë shumë pëlqime dhe nuk kanë munguar edhe komentet pozitive nga komentuesit shqiptarë.
Në njëfarë mënyre, Coric ka dal kundër jo vetëm mendimit të bashkëkombësve të tij, por edhe të qeverisë.
E gjitha kjo pasi para disa ditësh ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udovicic, ka deklaruar se garuesit serbë do të lëshojnë podiumin në Lojërat Olimpike Rio 2016, në qoftë se në të qëndrojnë edhe konkurrentët e “shtetit të vetëshpallur”, Kosovës.