Behgjet Pacolli bën një gjest të jashtëzakonshëm për situatën në Aleppo
Ajo që po ndodh në Aleppo ka solidarizuar miliona njerëz nga e gjithë botë, e sigurisht të tillë janë edhe shqiptarët. Një ndër ta, biznesmeni Behgjet Pacolli ka kontribuar duke u ardhur në ndihmë civilëve në Aleppo me anë të fondacionit të tij.
Teksa në Aleppo janë shënuar mijëra viktima dhe ata që kanë mbetur jetojnë çdo sekondë me frikën e vdekjes, shqiptari Pacolli ka reaguar lidhur me këtë “ferr” që po përjetohet në Siri, ndërsa shton se plagët janë ende të hapura duke nënkuptuar se vetë populli shqiptar i ka përjetuar ditë të tilla dhe nuk ka si të mos solidarizohet në një situatë të ngjashme.
Kjo është e pafalshme, e papërsëritshme dhe e tmerrshme! Këto ditë jam angazhuar maksimalisht që nëpërmjet fondacionit tim t’i dal në ndihmë popullatës civile në Aleppo. Është më e pakta që mund të bëj në këto rrethana të vështira.