Ben Andoni: Ndarja e territoreve Kosovë-Serbi, po rivendoset në tavolinë

Në një lidhje me emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, analisti Ben Andoni ka thënë dje se ndarja e territoreve Kosovë-Serbi, po vjen përsëri në tavolinë, me zhvillimet e fundit.

Kam frikë se ndarja e territoreve po vjen përsëri në tavolinë, dhe kjo duket nga presioni shumë i madh i administratës amerikan, por këtë do e shohim kur vetë administrata amerikane do të relaksohet pak nga impakti shumë i madh i pandemisë. Pasi ju e dini se zotit. Trump, javët para zgjedhjeve do i duhen asete për tu përballur me kundërshtarin, dhe i duhen gjëra të prekshme, dhe Kosova është gjëja më e prekshme për të”, tha Andoni.

Ai u shpreh se teorikisht PDK, LDK, së bashku me partitë e vogla e ka mundësinë për të formuar qeverinë, por praktikisht është e pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se LDK-së i intereson që të mbajë këtë gjendje të nderë, ku fajëson Vetëvendosjen dhe e zbret nga kuota dhe ata të përgatiten, pa shkuar në zgjedhje, për atë që do të ndodhë pas pandemisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hila: Juve mendoni se ka një shans që pa shkuar në zgjedhje të parakohshme, të formohet një qeveri PDK, LDK dhe partitë e vogla?

Andoni: Teorikisht është e mundur, por praktikisht jo, sepse askush nuk do të donte të merrte përgjegjësi në këtë momente. Edhe LDK-së momentalisht i intereson që të mbajë këtë gjendje të nderë, ku fajëson Vetëvendosjen dhe e zbret nga kuota dhe ata të përgatiten, pa shkuar në zgjedhje, për atë që do të ndodhë pas pandemisë. Gjithë ajo që po bën LDK-ja është që të marrë revansh pas lehtësimit të masave dhe rënies së të infektuarve dhe kuotave në Kosovë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?