Beogradi: Do kërkojmë ekstradimin e Haradinajt sa më shpejt të jetë e mundur

Ministria serbe e Drejtësisë do të kërkojë, brenda afatit kohor më të shkurtër të mundshëm, ekstradimin e Ramush Haradinaj nga Franca, sipas një komunikate të Ministrisë.

“Gjykata e apelit në Kolamr, Francë, vendosi që Haradinaj do të qëndrojë në burg deri sa Serbia të bëjë një kërkesë formale për ekstradimin e tij”, njoftoi “Reuters”.

“Duke ndjekur vendimin e gjykatës, do të përgatisim dhe t’i dërgojmë gjykatës një kërkesë ekstradimi të shoqëruar nga dokumentacioni i nevojshëm, të përkthyer në gjuhën franceze”, deklaroi Ministria.

Haradinaj, ka qenë i paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë dhe është liruar nga kjo gjykatë.

Ai është aktualisht lider i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës dhe u arrestua në aeroportin “Basel-Mulhouse” të mërkurën sipas një urdhër arresti të lëshuar në vitin 2004 nga Serbia./

SHKARKO APP