Beogradi i përgjigjet Thaçit: Do arrestohesh
Autoritete në Serbi i janë përgjigjur zyrtarisht organeve të Kosovës dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ato thonë se ai do të arrestohet, nëse më 24 prill shkon në Beograd, transmeton beta.
“Shteti në rast të ardhjes së ministrit të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi në Beograd, do të veprojë sipas ligjit”, ka deklaruar sot kryeministri serb Aleksandar Vuçic, raporton Koha.net.
Për këtë theksohet se Prishtina ka marrë njoftimin zyrtar.
Siç theksohet, Thaçi do të arrestohet, sepse kundër tij ekziston aktgjykimi i plotfuqishëm e në bazë të tij, edhe fletë arresti.
Në vitin 1997 Thaçi nga gjykata serbe ishte dënuar me 10 vjet burgim për shkak të “terrorizmit”.
Hashim Thaçi është ftuar të marrë pjesë në një konferencë të një OJQ-je në Beograd.