Beogradi kërcënon Kosovën: Trepça është serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka deklaruar sot se kombinati Trepça është pronë serbe dhe se Beogradi, sipas tij, nuk do të lejojë askënd që të luaj me këtë pronë.

“Çdo përpjekje që Trepça të merret në mënyrë të jashtëligjshme, do të nënkuptonte shkelje e të drejtave”, – ka thënë Gjuriç.

Ai ka shtuar se çështjet rreth pronësisë do të duhet të zgjidhen përmes formave civilizuese, dhe jo përmes kërcënimeve apo mbledhjeve qeveritare që u shërbejnë vetëm për nevoja të brendshme politike.

Dje në një mbledhje të qeverisë së Kosovës, është propozuar krijimi i një komisioni ndërministror, i cili do të merret me çështjen e Trepçës.

Gjuriç përmes një reagimi, ka thënë se qeveria në Kosovës është e vetëdijshme se Qeveria e Serbisë i ka të gjitha dokumentet që dëshmojnë pronësinë e Serbisë.

SHKARKO APP